Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Raci: Serbia refuzoi të pranonte propozimin e BE-së dhe nuk pati reagim, Kosova do akuzohej nëse nuk do e pranonte

 
   

Njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci ka folur lidhur me takimin e fundit në Bruksel për çështjen e dinarit.

Raci tha se anipse Serbia refuzoj të pranoj propozimin e BE-së, këta të fundit nuk ja faturuan dështimin.

Ai thotë se Kosova po të vepronte njëjtë do të pranonte shumë akuza.

“Javën e kaluar Kosova e pranoj propozimin e BE dhe Serbia refuzoj të pranojë dhe kjo ishte e çuditshme se si BE nuk ja faturoj Serbisë atë dështim të mos pranimit të propozimit të BE. Nëse nuk do ta pranonte Kosova do ta prisnin shume akuza. BE duhet të jetë neutral i paanshëm dhe duhet të ndëshkojë palët sidomos Serbinë”, u shpreh Raci.

Raci ka përmendur një arsye që sipas tij po ka ngecje në Bruksel për çështjen e dinarit serb.

“Ngecjet janë sepse në Bruksel nuk po diskutohet për dinarin si valutë e përditshme e qarkullimit në Kosovë por për krijimin e një sistemi transparent të financimit nga ana e Serbisë të komunave me shumicë serbe në Kosovë këtu ka problem Serbia sepse me vite ajo ka financuar strukturat kriminale në Kosovë me paratë kesh me dinarin për këtë arsye ka ngecje sepse ata nuk pranojnë që çdo financim ta bëjnë përmes BQK”, deklaron Raci për Fo.

Të enjten e 4 prillit, ishte takimi i fundit në Bruksel për çështjen e dinarit, e që përfundoi pa marrëveshje.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pas takimit të enjten e kaluar, tha se pala kosovare është pajtuar me propozimin e emisarit të BE-së, sa i përket çështjes së dinarit, por pala serbe ka kërkuar kohë shtesë.

“Duke parë pamundësinë e arritjes së një kompromisi, Lajçak ka nxjerrë një propozim të konsoliduar për të cilën ne besojmë se është konstruktiv dhe në rrugën e duhur për të gjetur zgjidhje, e cila më së shumti i shkon për shtati qytetarëve serb në Kosovë. Pala serbe nuk ka qenë e gatshme të reflektojë këtë propozim dhe ka kërkuar kohë shtesë. Takimi i radhës pritet të mbahet pas dy javëve në Bruksel”, ka deklaruar Bislimi.