Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Nëse ai ju dërgon këto mesazh, do të thotë se ju pëlqen

Mesazhet me tekst mund të shkaktojnë lehtësisht keqkuptime, por nga ana tjetër, ato mund të zbulojnë shumë për ndjenjat e një djali me të cilin sapo keni filluar të takoheni.

Nëse vërtet merrni një nga mesazhet e mëposhtme, ju keni ‘dritën jeshile’ për të krijuar një marrëdhënie, ose të paktën të hidhni hapat e parë.

Ai ju dërgon mesazhe për të parë se çfarë po bëni. Nëse ai është i interesuar për ju, nuk do të hezitojë t’ju pyesë me një mesazh si shkoi dita juaj, nëse jeni të lumtur, të lodhur apo të trishtuar.

Mbani mend se një burrë që nuk e merr seriozisht marrëdhënien, nuk do të tregojë asnjë interes për mendimet, ndjenjat dhe jetën e përditshme në përgjithësi.

Ai që ka interes dëshiron që të dalë me ju duke iu dërguar një ftesë për darkë, për të parë një film apo për një shëtitje romantike.

Pyetje të tilla si: A je e lirë të premten? Do të të marr në orën tetë që të shkojmë për darkë?

Këto mesazhe vijnë nga një njeri që e di qartë se çfarë do dhe se çfarë kërkon.

Ai iu dërgon mesazhe pas takimit. Zakonisht pyet nëse keni arritur në shtëpi ose nëse jeni mirë pas një dite në punë. Në këtë mënyrë ky person dëshiron që t’ju njohë më mirë.