Kryetari i Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, Ervin Salianji, ka folur mbi punën e këtij komision.
Salianji ngriti dyshime se mund të ketë pasur ndërhyrje në sistem për të ndihmuar grupe të caktuara kriminale.
“Dje kemi patur mbledhje të gjatë, ku PS tentonte të bllokonte kërkesat për informacion, me votë. Ata u tërbuan nga kërkesat për informacion. Eksperti i PS tha se e kishte marrë vesh nga Radio që ishte emëruar. Një ekspert fliste për kufirin, tjetri e kishte marrë vesh nga radio. Meqë nuk ishin gati ekspertët e tyre, të pengojmë të përgatiturit.
Mbledhja e informacionit është e detyrueshme dhe në planin paraprak do të ketë dëshmitarë. Kemi përcaktuar me datë, deri më 20 prill do të jetë mbledhja dhe analizimi, Nga fillimi i muajit maj do të nisim me dëshmitarët.
Ne kemi informacione që mund të vijnë në komision me forma të ndryshme. Ne pretendojmë se ka ndërhyrje për të ndihmuar grupe të caktuara kriminale, nga ky personi që po përballet me drejtësinë dhe të tjerë që janë emëruar aty në të njëjtën periudhë kohe. Duam të zbulojmë se kush është autoritet suprem që emëron njerëz që nuk kanë lidhje me këtë strukturë shtetërore”, tha Salianji.