Policia e Kosovës është autorizuar nga Prokurori i shtetit për arrestimin e xhudistit të njohur kosovar, Akil Gjakova.
Ky i fundit të shtunën u denoncua për dhunë nga gruaja e tij, Suela Muminovic.
Lajmi për autorizimin për arrestim e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Prokurori i shtetit ka pranuar një procesverbal të një kontesti civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës së dëmtuar se ka elemente të veprës penale të dhunës në familje”.
“Menjëherë është autorizuar Polica e Kosovës nga Prokurori i shtetit për arrestimin e të dyshuarit dhe marrjen e masave ligjore”, ka thënë Nikçi.
Akil Gjakova dhe Suela Muminovic janë të martuar tash e katër vite dhe kanë një djalë nga martesa e tyre.
Dyshja janë në proces të divorcit, akt ky që është kërkuar nga Akili