Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ndërhyrja në Tims/ “Mbrojtja që Rrumbullaku po i bën ngajrjes e bën të duket si bashkëpunëtor”, Karamuço zbulon detajet: Ai ka gënjyer dhe ministrin e brendshëm dhe kryeministrin se…

Në një emisionteleviziv, u analizua këtë të shtunë skema si Ervin Muça, drejtori i IT-së, në Policinë e Shtetit, i cili akuzohet se ka nxjerrë të dhënat e sistemit TIMS.

I ftuar në studio, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço kërkoi dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pasi me deklaratat e fundit vazhdon ta mbrojë atë ngjarje sikur nuk ka ndodhur.

Karamuço theksoi se mbrojtja që Rrumbullaku po i bën ngajrjes e bën të duket si bashkëpunëtor. Ai shtoi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka gënjer kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm kur i ka deklaruar se sistemi TIMS nuk është kopjuar.

“Unë kam pasur prej vitesh një konsideratë shumë të lartë për zotin Rrumbullaku, polic karriere, por nuk do të doja të isha në vendin e zotit Rrumbullaku deri në gushtin e vitit të kaluar. Mënyra dhe forma si ai vazhdon ta mbrojë atë ngjarje aq të shëmtuar për të gjithë Policinë e Shtetit më ngjan sikur ai është bashkëpunëtor, bashkëfajtor dhe duhet të japë dorëheqjen. Kush është ai person që futet nga rruga brenda ambienteve të një objekti të rëndësisë së veçantë dhe futet në sistemet tona të sigurisë ku ka sekret shtetëror dhe tepër sekret, dy nivele të sistemeve. Kush e lejon këtë?

Kjo është përgjegjësi direkte e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili ka gënjyer dhe ministrin e brendshëm dhe kryeministrin, pasi u ka thënë që sistemi nuk është prekur. Të dy sot ndihen të gënjyer këta, edhe kryeministri dhe ministri i Brendshëm se ato deklarime janë në bazë të një informacione që ky ka çuar në zyrat e tyre, ku i ka thënë nuk ka asgjë”, tha Karamuço.