Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Arabia Saudite kërkon ndalje të përshkallëzimit të krizës

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite ka shprehur shqetësimin për “përshkallëzimin e fundit ushtarak” në rajon dhe “pasojat e mundshme të rënda” të tyre pas sulmeve me dron dhe raketa iraniane të drejtuara ndaj Izraelit.

Në një reagim të kësaj ministrie thuhet se OKB duhet të marrë përgjegjësin për ruajtjen dhe qetësinë e paqes ndërkombëtare, veçanërisht në rajon.

“Ministria ripohon qëndrimin e Mbretërisë që thekson nevojën që Këshilli i Sigurimit (OKB) të marrë përgjegjësinë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht në këtë rajon shumë të ndjeshëm për paqen dhe sigurinë globale”, shtoi ministria saudite.
Ministria theksoi rëndësinë e “parandalimit të çdo përkeqësimi të mëtejshëm” të krizës, duke paralajmëruar “pasoja të rënda” nëse situata përkeqësohet.