Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ambasadorja e Izraelit e falënderon Kurtin që e dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv e ka falënderuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për reagimin e tij për sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

“Ju faleminderit ngrohtësisht, Shkëlqesia Juaj z. @albinkurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës! Falemnderit, toda raba, thank you Kosovë!”, ka shkruar në platformën “X”.

Mbrëmjen mes 13 dhe 14 prillit, Irani sulmoi Izraelin me dronë dhe raketa, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri, më 1 prill.

Ndonëse Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.

Izraeli tha se rreth 300 dronë dhe raketa u hodhën nga Irani, ndërsa disa të tjera edhe nga Iraku dhe Jemeni. Forca e Mbrojtjes e Izraelit tha se 99% e tyre u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite./teve1.info/