Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tajfunët RAF, avionët luftarakë që Britania e Madhe përdori për rrëzimin e dronëve iranianë

Tajfunët britanikë RAF mendohet se janë përfshirë në rrëzimin e dronëve iranianë mbi Siri dhe Irak gjatë natës.

Kështu po raporton mediumi britanik ‘The Guardian’ me burime, informacione të cilat më pas u konfirmuan edhe nga Ministria britanike e Mbrojtjes. Operacioni i Mbretërisë së Bashkuar u vlerësua si një zgjatje e misioneve të vjetra të bombardimeve dhe mbikëqyrjes kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, të quajtur Operacioni Shader, përcjell Gazeta Insajderi.

RAF gjithashtu asistoi forcat ajrore amerikane në operacionet kundër ISIS-it, ashtu që amerikanët kishin një dorë më të lirë për të ndihmuar Izraelin të rrëzonte 300 dronët dhe raketat që ushtria izraelite tha se u gjuajtën gjatë natës.

Më shumë informacion pritet të publikohet nga Britania e Madhe në lidhje me bazën ligjore për përfshirjen ushtarake britanike. Në deklaratat fillestare nuk kishte referenca për vetëmbrojtje apo ndihmën e një aleati, por pati një thirrje më të gjerë për stabilitet nga kryeministri britanik, Rishi Suank brenda natës.

“Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e Izraelit dhe atë të të gjithë partnerëve tanë rajonalë, përfshirë Jordaninë dhe Irakun. Krahas aleatëve tanë, ne po punojmë urgjentisht për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Askush nuk dëshiron të shohë më shumë gjakderdhje”, tha ai.