Kur jemi në një marrëdhënie dhe veçanërisht nëse e duam shumë, e kemi të vështirë të shohim të metat e partnerit.
Zakonisht marrëdhëniet e shëndetshme bazohen në respekt, besim dhe ndjenjë.
Por fatkeqësisht, jo gjithmonë është kështu. Ndodh që ne mund të shoqërohemi me njerëz manipulues, të cilët ndikojnë negativisht në psikologjinë tonë, pa e kuptuar.
Manipuluesit janë njerëz që duan të kenë kontroll mbi jetën tonë. Kjo sjellje buron si pasojë e pasigurive që ata kanë ndaj dhe përpiqen t’i fshehin duke shfaqur besim të tepruar.
Shenjat që tregojnë se partneri juaj është një manipulues:
Ata shkaktojnë një situatë që ju vë në siklet dhe më pas heqin dorë nga përgjegjësitë e tyre.
Ju akuzojnë se jeni tepër të ndjeshëm, ndërsa ju lëndojnë me veprimet dhe fjalët që thonë.
Kritikojnë çdo veprim tuajin dhe ju nxisin të hiqni dorë, pavarësisht se çfarë ndjeni apo dëshironi.
Nuk respektojnë kufijtë dhe dëshirojnë të kenë kontroll mbi jetën tuaj.
Përpara të tjerëve shfaqen krejtësisht si një tjetër njeri.