Policia ka njoftuar se në Gjilan dy grupe janë gjuajtur me armë mes vete.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 6 gëzhoja, 1 fishek dhe 1 predhë.
Lidhur me rastin është identifikuar një person, i cili është në kërkim policor.
“VRASJE NË TENTATIVË – Gjakovë / 14.04.2024 – 20:19. Raportohet se pas një mosmarrëveshje ne mes te dy grupeve të njëjtit janë gjuajtur me armë ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë. Përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit në dy vetura që ishin të parkuara nuk raportohet për të lënduar. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një mashkull kosovar si i përfshirë në incident i cili ndodhet ne kerkim policor. Lidhur me rastin eshte njoftuar edhe prokurori I cili ka urdheruar fillimin e hetimeve.”