Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Momente që vijnë një herë në jetë”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që “bekohet” nga ana ekonomike

Meri Gjini ka treguar se çfarë e pret çdo shenjë të Horoskopit gjatë kësaj jave, teksa ishte e ftuar në studion e “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

“Është një javë që nis me ngarkesat e fundit të javës, por mbyllet me humor shumë pozitiv. Por do ketë momente që vijnë një herë në jetë, momente shumë të forta”, u shpreh astrologia.

Dashi
Java nis dhe përfundon me kryefjalë, lekun. Tendenca për të ditur se çfarë kanë, çfarë presin dhe çfarë do japin është e fortë nga e mërkura dhe në vazhdim. Java afron me ta të papritura nga ana ekonomike. Ka prurje që ose i kanë harruar ose nuk i presin në këtë momente. Do kenë siguri.

Demat
Do ta gjejnë veten në pjesën më të madhe të kohës si lider të situatave. Në shtëpinë dhe në punë. Lum si demat e guximshëm që marrin iniciativa zhvillimi pronësie, letrash, shteti që kanë nëvoj për zyrtarizim. Mos t’i japin rëndësi mërkurit në të kundërt. Hëna te Gaforrja e çon në pikën më të mirë të inteligjencës dhe i ndihmon maksimalisht në përshpejtimin e kohës. Shfrytëzojeni mirë këtë javë.

Binjakët
Vazhdojnë me ndjeësinë e humorit të çuditshëm. Ky bashkim fantastik ndihmon në plane të vjetra. Në çfarë ka nisur dikur dhe nuk i plotësojë pritshmëritë e tyre. Rifillimet e planeve janë të favorizuara në këtë moment që flasim. Trekëndëshi që kanë me venusin, kërkon një këshillë në pjesën e dashurisë. Mund të kenë keqkuptimi. Kujdes me komunikimin.

Gaforrja
Duket sikur e nis javën me hënën te vetja. E gjeni formën për të qenë në qendër të vëmendjes. Java ju favorizon shumë për të patur mundësinë për të kapur kohën për nisje dhe vendosje në pikën tuaj më të mirë. Ata që kanë punuar fort për karrierën e tyre, qielli mund të jetë limiti i tyre. Shihni projektimin më të mirë të vetes. Kujdes me sinjalet e erosit, mund të mos jenë siç i mendoni

Luani
Duket sikur vështirësia e ditëve të para të javës qëndron te fakti që nuk kuptohen ose nuk pranohet ideja e tyre. Megjithatë këtë javë kanë mundësi shumë të mirë për tu ndjerë të fuqishëm në ambjentet e punës dhe për të patur rol protagonist. Pjesën shoqërore ta vendosin në axhend të mërkurën dhe në vazhdimëshi.

Virgjëresha
Hëna te gaforrja është shumë e rëndësishme për ta. Për të mbyllur çështje me shëndetin, me cështje zyrtare, ligjore, trashëgimive. Vendosni në axhend çështje të kësaj natyre. Nga mesi i kësaj jave vendosni prioritet çfarë kanë në lidhje zyrtare dhe shëndetësore. Në fundjavë do merren me shtëpinë.

Peshorja
Sot edhe nesër duhet të keni kujdes shëndetin. Nga e mërkura do lehtësoheni shumë. Mirësia e javës fokusohet te surprizimi nga njerëzit e jetës personale, qoftë partneri apo partnerja, ose prindërit apo fëmijët. Benefitet, duhet dhe pak kohë që të arrini pikën për t’i parë gjërat qartë në anën profesionale.

Akrepi
Nisin javën me detyrime të shumta. E nisin të hënën me ankesa për detyrimet. Por kanë një zhvillim shumë të rëndësishëm, diçka që e dëshirojnë fort, nga çdo aspekt. Nisur nga e mërkura dhe në vazhdimësi. Java nis me grindje dhe përdon me “arratisje” dhe festive.

Shigjetari
Janë në hyrje pozitive për çfarë duan të mbyllin. çështje profesjonale e kanë në hyrje pozitive. Por lëvizjet e tyre janë në ritëm të ngadaltë, pasi mërkuri i ngurtëson hapat e tyre. Gjithsesi koha do justifikoj hapat e drejtë dhe të sigurt. Gjërat personale duhet t’i mbani për veten tuaj, mos i ndani.

Bricjapi
Kujdes me komunikimin në shtëpi ditën e sotme. Do kenë rol protagonist në zgjidhjen e diçkaje të rëndësishme brenda shtëpisë së tyre. Urani dhe jupiteri është në hyrje të rëndësishme për ta, do favorizojë faktorin surprizë për ta. Do të ngjyros javën dhe projektet që do vendosen nga data 19 prill e në vazhdimësi.

Ujori
Kujdes me veten dhe shpenzimet. Ka zhvillime shumë të mira për çështjet ekonomike. Gjithashtu zhvillime të mira ka edhe në aspektin familjar. Do zgjidhjen çështje të vjetra personale, për ta hpur një rrugë të pastër dhe të qartë. Bashkimi i uranit me jupiterin do ndikojë drejtpërdrejtë në bashkëpunim me të tretët.

Peshqit
Duhet të jenë të matur me fjalën e tyre. Të kontrolluar. Pasi lodhja e kohës bën që fjala të jetë më nervoze se zakonisht. Qëndroni larg keqkuptimeve. Punoni me njerëz që i njohni prej kohësh. Brenda vetes suaj nuk do mungojë optimizmi. Do favorizohet nga faktori i të papriturës, që lidhet drejtëpërdrejtë me zhvillimet ekonomike dhe zhvillime që kanë të bëjnë me planet tuaja praktike dhe shëndetin./vizionplus.tv