Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, ka thënë se janë të përkushtuar për pjesëmarrjen e plotë dhe domethënëse të grave në ndërtimin e paqes, në fushën e mjedisit, sigurisë klimatike dhe menaxhimit të ujërave.
Ajo ka thënë se dhuna seksuale duhet të ndëshkohet dhe ka shtuar se drejtësia për të mbijetuarat e dhunës seksuale nga konfliktet duhet të jetë prioritet global.
“Sllovenia është e përkushtuar për pjesëmarrjen e plotë dhe domethënëse të grave në ndërtimin e paqes, në fushën e mjedisit, sigurisë klimatike dhe menaxhimit të ujërave. Në këtë aspekt, më lejoni shkurtimisht të nënvizoj disa elemente të politikës së jashtme feministe të Sllovenisë, e cila mund të jetë e rëndësishme për debatet në këtë takim të rëndësishëm. Së pari, ne dënojmë fuqishëm të gjitha llojet e dhunës seksuale, është e papranueshme të përdoret dhuna seksuale si instrument i luftës dhe frikësimit, nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri për këto krime.
Së dyti, vëmendje shumë e madhe duhet t’i kushtohet pandëshkueshmërisë duke marrë veprime vendimtare, nëse dhuna ndaj grave mbetet e pandëshkuar ajo inkurajon kryerjen e dhunës seksuale që lidhet me konfliktit edhe në të ardhmen. Së treti, drejtësia për të mbijetuarat e dhunës seksuale si rezultat i konfikteve duhet të jetë prioritet global”, tha ajo.