Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar familjen 21-vjeçares që u vra nga bashkëshorti në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.
Bashkë me të ishin edhe deputetet Shqipe Metaj-Isufi dhe Adelina Grainca.
Një grua 21-vjeçare nga Ferizaj është qëlluar për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten pasdite, pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Në momentin e krimit, tashmë e ndjera ishte e shoqëruar nga i vëllai 15 vjeç që mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
Haxhiu në ditën kritike, ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të tregohen të pakompromis në adresimin e rasteve të tilla, tek bëri thirrje për dënim maksimal ndaj të dyshuarit.