Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Presidentja sllovene: Mos ndëshkimi i krimeve ndaj grave po inkurajon kryerësit për dhunë

 
   

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar ka theksuar se mos ndëshkimi i krimeve ndaj grave, duke përfshirë edhe dhunën seksuale po ndikon në inkurajimi e kryerjes së këtyre veprimeve. Ajo potencoi se me ndikimin e zhvillimeve politike, ekonomike dhe të sigurisë, gjendja e grave vetëm se po shkon duke u përkeqësuar.

Në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë, Musar tha se edhe pas 25 vitesh prej se Këshilli i Sigurimit ka miratuar rezolutën 1325, nuk është parë progresi për të cilin është shpresuar lidhur me të drejtat dhe sigurinë e grave.

Ajo potencoi se mungesa e përfshirjes është ndër arsyet kryesore pse gjendja e grave dhe vajzave nuk po shënon përmirësim.

Musar: Mos përfshirja e grave po ndikon në mos përmirësimin e gjendjes së tyre

“Në pothuaj 25 vitet që kanë kaluar që prej se Këshilli i Sigurimit ka miratuar rezolutë 1325 nuk e kemi parë progresin që kemi shpresuar…Duhet ta pyesim veten pse është kështu? Çka është duke e penguar përparimin në agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë? Përgjigja ime zonja dhe zotërinj është mungesa e përfshirjes. E njëjta përgjigje vlen edhe për pyetjen pse kaq shumë procese paqësore dështojnë, për aq kohë sa përfshirja shoqërore e posaçërisht e grave nuk merret si e mirëqenë, as proceset e paqes nuk do të jenë stabile dhe as gjendja e grave dhe vajzave nuk do të përmirësohet konsiderueshëm. Këto progrese lidhen me procesin social siç është për shembull luftimi i ndryshimeve klimatike. Në këtë background Sllovenia ndjek një politike feminist në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ne i shikojmë këto gjëra t’i fusim në agjendën e Këshillit të Sigurimit”, tha Musar.

E para e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar theksoi se duhet kushtuar vëmendje e madhe pa ndëshkueshmërisë së krimeve ndaj grave, ngase sipas saj, mos marrja e dënimit të merituar po ndikon në shtimin e rasteve.

Ajo nënvizoi se drejtësia për mbijetueset e dhunës seksuale duhet të jetë prioritet global.

Musar: Krimet ndaj grave duhet të dënohen

“Ne dënojmë fuqishëm të gjitha llojet e dhunës seksuale. Nuk duhet duhet përdorur. Është e papranueshme dhuna seksuale si instrument i luftës dhe frikësimit. Nuk duhet të ketë pa ndëshkueshmëri për këto krime. Dhe së dyti vëmendje shumë e madhe duhet t’i kushtohet pa ndëshkueshmërisë duke marrë veprimet vendimtare nëse dhunë kundër grave mbetet e pa ndëshkuar, iu inkurajon kryerjen e dhunës seksuale që lidhet me konfliktin edhe në të ardhmen. Duhet punuar për ndëshkimin e kryerësve për tu siguruar që krimet e tilla të mos përsëriten kurrë. Së treti, drejtësia për mbijetueset e dhunë seksuale duhet të jetë prioritet global…Ngritja e vetëdijes mbi dhunën seksuale që lidhet me konfliktin dhe nevojën duhet të përfshihet në politikat vendore në të gjitha vendet”, theksoi Musar.

Ndër të tjera, Musar gjate fjalimit të saj në Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë u shpreh se është gjithnjë e më e brengosur për gjendjen e grave, për çka tha se pabarazitë gjinore po vazhdojnë të dallohen si një karakteristikë e pa shmangshme e civilizimit tonë.

Ajo përmendi sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballen gratë në Siri, Ukrainë e Gaza, vende këto të cilat janë në gjendje lufte.

Musar: Jam gjithnjë e më e brengosur për gjendjen e grave

“Gjendja është gjithçka tjetër por jo e mirë. Unë jam gjithnjë e më e brengosur për gjendjen e grave dhe vajzave në mbarë botën. Kudo që shikoni pabarazitë gjinore dallohen si një karakteristikë e pikëlluar, e pa shmangshme e civilizimit tonë. Një raport i UN Woman i vitit 2018 tregon se janë gratë ato që pari vuajnë urie kur ekonomitë familjare nuk kanë qasje në ushqim të mjaftueshëm…Duke e parë ndikimin e tmerrshëm të zhvillimeve politike, ekonomike dhe të sigurisë të grave dhe vajzave në të gjithë botën se gjendja është duke u përkeqësuar. Paramendojeni situatën aktuale të grave dhe vajzave në Siri…Ne po ashtu duhet të mendojmë edhe për gratë Ukrainase, agresioni rus i ka shndërruar shumë prej tyre në refugjate, viktima të dhunës në luftën për vendin e tyre në vijat e para të frontit. Duhet të mendojmë edhe për gratë e Rripit të Gazës, shuam prej tyre kanë humbur çdo gjë, paqen sigurinë, paqen, strehimin, ushqimin, ujin dhe shumë prej tyre”, tha Musar.