Një kundërsulm izraelit ndaj Iranit si përgjigje e ngjarjeve të fundit mund të “hap kutinë e Pandorës” për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme, sipas ekspertes Dr. Sanam Vakil.
Dr. Sanam Vakil, drejtoreshë e programit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Chatham House, tha se tani “topi i takon Izraelit” për të vendosur se si dëshiron të veprojë.
Gjithashtu, Vakil tha se tani Izraeli ka një mundësi “për të përfituar mbështetje më të madhe ndërkombëtare”, andaj duhet të ketë kujdes në hapat e tij të ardhshëm, shkruan skynews
Por, sipas ekspertes, izraelitët nuk kanë gjasa të synojnë aftësitë bërthamore të Teheranit nëse vendosin të sulmojnë.
“Mund të jetë duke kërkuar për objektiva të ngjashme, komplekse ushtarake, diku ku nuk shkakton dëme civile apo dëme më të gjera infrastrukturore”, tha Dr. Vakil.
Megjithatë, edhe një sulm i tillë do të ishte mjaft i rrezikshëm dhe shenjë që lufta po fillon të zgjerohet, gjë nga e cila të gjithë frikësohen.
Ndryshe, sulmi iranian drejt Izraelit ishte i pari sulm i drejtpërdrejtë dhe u realizua me mbi 300 dronë dhe raketa shumica prej të cilave u shkatërruan nga sistemi i avancuar i mbrojtjes izraelite.