Arlind Hajdaraj, ish-student i Fakultetit të Edukimit në Gjakovë ka thënë se “gjatë ligjëratave profesori në fjalë ka thënë se gjatë ligjëratave ai ka qenë shumë korrekt dhe i përgatitur”.
Ai thotë se në vitin 2014 gjatë provimit të fundit që kanë mbajtur me të “më 23 janar 2014”, ka shtuar se ka qenë një rast konkret i ngacmimit seksual nga ana e profesorit, kur edhe është lajmëruar rasti dhe janë marrë masa ndaj tij.
Ai ka thënë se nuk e di se a ka pas raste të më hershme.
“Studentët nuk janë kanë krejt në një grup, kemi qenë të ndarë në dy grupe, provimi i vitit të parë ‘Matematika elementare I dhe II’. Unë kamë qenë në grupin e dytë, sepse e kam kaluar atë provim më parë (Matematikën elementare I) edhe dy banka para meje ka qenë studentja, profesori i ofrohet afër, e sheh provimin dhe i thotë ‘nuk paske mësuar sa duhet me kalu’”, ka thënë ai në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.
Tutje ish studenti ka thëne se profesori i ka thane studentes “Ne mund me ja bë edhe ndryshe, thjesht me pi një kafe dhe me diskutu”.
Sipas tij kjo ka qenë një nismë e mjaftueshme për t’u vlerësuar si ngacmim seksual.
“Menjëherë mas provimit kemi diskutu bashkë të gjithë kolegët me ndihmën e një profesoreshe e cila na ka kërkuar atëherë me mbet anonime edhe të njëjtin qëndrim e mban edhe sot, ne e kemi hartu një peticion të cilin e kemi nënshkru dhe e kemi dorëzu”.
Që nga ajo kohë, edhe mund të harroj ndonjë presje aty këtu, por i ka thënë profesori studentes “me diskutu” dhe sipas tij thelbi i ngjarjes ka qenë aty.
“Brenda një periudhe rekord, as një javë nuk kanë qenë në pyetje, profesori largohet nga fakulteti”, ka thënë ai duke shtuar se nuk e din se a është shkarku apo çfarë ka ndodh me të por “thjesht ai nuk ka ardh më”.
Më tej Hajdaraj ka thënë se gjatë atij afati profesori i ka rrëzuar të gjithë studentët nga provimi, sipas tij “në shenjë hakmarrjes”, pastaj ka shtuar ai se profesori është zëvendësuar me një profesoreshë tjetër me të cilën kanë mbajtur provimin.