Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Shikonte në një mënyrë…!”- Meri Shehu akuzon Jul Dedën se e ka ngacmuar në shtëpinë e BBV: Më tundoi! Ai mund të flirtojë me çdo femër

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Meri Shehu, ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me një tjetër konkurrent të BBV, konkretisht, aktorin Jul Deda.

Meri e ftuar në “Trotuar” ka zbuluar se Juli ka flirtuar me të gjatë kohës që ajo ka qenë brenda në shtëpi.

Ajo shprehet se Juli e ka ngacmuar dhe madje ajo është tunduar nga ai, pavarësisht se nuk i ka pëlqyer.

Ndër të tjera, astrologia e njohur ka thënë se “Juli mund të flirtojë me çdo femër”.

“Ju nuk e patë kush flirtoi me mua? I pari ka qenë Juli një herë. Donte të fitonte lojën si duket. Madje i thashë asaj që komunikonim në veçanti tek dhoma e rrëfimit, po fitova unë betejën me këtë mënyrë të flirtuar të këtij, unë fitoj menjëherë Big Brother. Unë sa fitova betejën më nxorën nga Big Brotheri. Pata tundime, është e vërtetë. Mua Juli nuk më ka pëlqyer asnjëherë jashtë, por më tundoi.

Shikonte në një mënyrë… Juli bënte tamam kavalierin. Juli mund të flirtojë me çdo femër me atë që kam parë dhe unë nuk besoja se Juli ishte mashkull që mund të arrinte të të tundonte, para se të futej. Ndoshta mbyllja bën të vetën, por është i fitueshëm. Që nuk ngelesh në tundimin e tij, po të duash e lufton dhe është i fitueshëm, pra e kapërcen tundimin e Julit”, është shprehur Meri.