Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz në emisionin “Politiko” ka thënë se nëse Kosova do të fitojë dhe të jetë pjesë e Këshillit të Evropës ky do të jetë fitorja e të gjithëve.
Ajo gjithashtu ka thënë se edhe nëse ndodh e kundërta atëherë edhe dështimi do të jetë i tillë.
Gërvalla ka shtuar se deri në momentin e fundit do të ketë takime.
“Tani po të jetë fitore, atëherë do të jetë fitorja e të gjithëve, por nëse do të ketë dështim atëherë do të jetë dështimi i të gjithë ne, pra nuk mund ta ndajmë fitoren me njërin tjetrin ndërësa dështimi të jetë vetëm i diplomacisë”, tha ajo.
Ajo ka shtuar se nga kërkesa e Kosovës për antarësimin në KiE e deri tani që janë bërë një vit Kosova nuk është ndalur duke lobuar.