Një grua është vrarë mëngjesin e sotëm në qendër të Pejës. Dyshohet se gruaja është vrarë me armë zjarri nga burri i saj Edmond Lajçi.
“Indeksonline” mëson se gruaja e vrarë sot në Pejë është Gjyljeta Ukella.
Ndryshe lajmin e ka konfirmuar dhe policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugen Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, thuhet në njoftim, përcjell IndeksOnline.