Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rrëfimi i rrallë i Spartak Ngjelës: Kur u arrestova, u ndava dhunshëm nga e dashura…

Mbrëmjen e djeshme, avokati i njohur Spartak Ngjela, teksa ishte i ftuar në në Top Story , ka rrëfyer një ngjarje nga jeta e tij.

Ngjela është ndalur në kujtimet e tij nga burgosja, teksa për herë të parë rrëfeu një detaj nga jeta private dhe mendimet që e bënin “të dilte nga qelia”.

“Të them një gjë që se kam thënë kurrë më parë. Në momentet që je i izoluar, të vetmet kujtime që të nxjerrin jashtë burgut veç prindërve, janë të dashurat.

Të kthehen me intensitet të madh. Më zërin e tyre, jo në kuptim real, por një eko që e ndjen dhe pastaj i bën analizën vetes. Por problemi qëndron se të jep anën artistike që je jashtë.

Jam ndarë dhunshëm nga e dashura kur u arrestova. U ndamë s’kishim ç’bënim. Nuk mbaj foto, dashuria është sublime, foto është individuale në moment që kanë familje, fëmijë, nuk bëhet”, tha ai.