Eksperti i sigurisë Driza Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se Serbia zotëron një arsenal prej 1500 dronësh të njëjtë me ata që u përdorën nga Irani në sulmin e fundit ndaj Izraelit.
Ai tregoi se këta dronë janë shumë të fuqishëm, me rreze veprimi deri në 2 mijë kilometra dhe mund të ngarkohen me deri në 50 kg eksploziv dhe nuk përjashton mundësia që këta dronë të përdoren edhe kundër Kosovës.
“Dronët e përdorur nga Irani kanë rreze veprimi deri në 2 mijë km, janë autonomë në kryerjen e aktivitetit, përcaktohet pozicioni ku duhet të godasin dhe pajisen me deri në 40 kilogramë eksploziv. Dhe imagjinoni nëse do kishim një aktivitet të këtyre dronëve në drejtim të Kosovës, mund të goditen pozicione që mund të bëjnë dëmin më të madh.
Ndaj kryeministri mblodhi këshillin e sigurisë për të marrë informacion rreth aktivitetit të ushtrisë serbe në brezin kufitar. Shteti i Serbisë ka 1500 dronë të tipit që janë përdorur në sulmin e Iranit ndaj izraelit dhe është një arsenal i bollshëm në kontekst të shkaktimit të ndonjë veprimi në drejtim të cenimit të integritetit territorial të Kosovës”, tha eksperti.