Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shembet papritur pallati, një viktimë dhe 3 të plagosur

Një pjesë pallati është shembur këtë të martë në Pire të Greqisë. Për pasojë ka humbur jetën një 31-vjeçar, i cili ishte duke punuar në atë godinë.

Objekti i shembur ndodhet në rrugën Neorion në Pasaliman dhe sipas asaj që shkruajnë mediat greke, po punohej në të.

Në momentin e shembjes në godinë ndodheshin gjithsej nëntë punëtorë, ku tre prej tyre janë lënduar lehtë nga mbeturinat e shkaktuara nga shembja.