Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

FOTO/ Tentoi të merrte peng vëllezërit Beqiraj, ky është krahu i djathtë i “Rrumit” të Shijakut

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 33-vjeçari Agron Bejdolli, i cili u arrestua ditën e sotme nga Policia e Durrësit, pasi ishte prej kohësh në kërkim.

Ai njihet si krahu i djathtë i personazhit të njohur të botës së krimit, Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi, ose i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut.

Agron Bejdolli ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet për pengmarrjen e dy vëllezërëve Indrit dhe Gentian Beqiraj, ngjarje kjo e ndodhur në muajin tetor të vitit 2022, në afërsi të fshatit Koxhaj, në autostradën Tiranë-Durrës. Për këtë ngjarje kriminale rezulton i shpallur në kërkim edhe vetë “Rrumi” i Shijakut.

Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit. Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.