Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kartoni i kuq ndryshoi fatin e Barça-PSG, ish-gjyqtari i FIFA-s: Nuk ishte as faull

PSG kaloi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve duke mundur 4-1 me përmbysje Barcelonën në fushën e kësaj të fundit. Momenti që ndryshoi fytyrën e ndeshjes ishte kur Arauho u ndëshkua me karton të kuq për një faull si lojtari i fundit ndaj Barkola i cili ishte nisur drejt portës.

Sipas ish-gjyqtarit ndërkombëtar spanjoll, Iturralde Gonzalez, kryesori Istvan Kovaç ishte gabuar në atë moment, pasi sipas tij, nuk kishe as faull nga mbrojtësi i katalanasve, siç shpjegoi ai për ”Cadena SER”.

“Ky është një aksion ku Arauho i vendos dorën mbi sup sulmuesit parisien ndërsa luftojnë për topin dhe ai e lë veten të rrëzohet. Sipas meje, nuk ka asnjë faull. Por nëse gjyqtari ka parë faull dhe e vërshëllen, atëherë është i kuq i padiskutueshëm”, tha Iturralde Gonzalez.