Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Nga jeta sedentare te qëndrimi gjatë para ekranit, katër zakone që rrisin nivelin tuaj të stresit

Ndonjëherë, zakonet që përvetësoni në jetën tuaj të përditshme ju bëjnë të ndiheni më të stresuar. Koha që kaloni para celularit, koha që humbisni duke menduar negativisht, jeta sedentare, por edhe gjërat “më të vogla” në përditshmërinë tuaj shkaktojnë më shumë probleme.

Ankthi është një ndjenjë shumë normale, por shumë e padëshiruar. Ka 4 zakone kryesore që duket se shkaktojnë shumicën e problemeve të lidhura me ankthin, sipas psikoterapistes Julia Childs Hale.

Jeta sedentare

Nuk po e lexoni këtë për herë të parë, por jeta sedentare shoqërohet me ankth dhe depresion. Pra, duhet ta shmangni atë. Dhe nuk keni pse të jeni në palestër për orë të tëra, thjesht përpiquni t’i kujtoni vetes të lëvizni. Shtoni një shëtitje 30 minuta para dhe pas punës. Çdo hap i vogël ka rëndësi.

Katastrofimi

Katastrofizimi, domethënë të mendosh për skenarin më të keq të mundshëm dhe të besosh se ky skenar ka më shumë gjasa të ndodhë, është gjëja më e keqe që mund të bësh. Skenari më i keq zakonisht nuk ndodh, por një model i të menduarit katastrofik mund t’ju bindë se do të ndodhë. Dhe po, e gjithë kjo “nxjerrë” stresin tuaj tashmë ekzistues.

Koha e tepërt para ekranit

Hulumtimet aktuale tregojnë se sasia e madhe e kohës që njerëzit kalojnë para një ekrani mund të shoqërohet me ankth dhe depresion. Megjithatë, shumë punojnë në fusha që objektivisht nuk mund të funksionojnë pa një ekran. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që nëse kaloni edhe 8 orë në punë para kompjuterit, atëherë mos u ulni në divan me celular me orë të tëra kur të ktheheni në shtëpi. Më mirë dilni për një shëtitje.

Mos vendosja e kufijve në punë

Është e mahnitshme të bësh një punë që të emocionon. Por, kjo nuk do të thotë që ju duhet ta vendosni veten poshtë. Puna të konsumon pjesën më të madhe të kohës gjatë javës, kështu që mendimi për të gjetur mënyra për të kuptuar veten jashtë punës mund të duket si një detyrë më shumë, por nuk është ashtu. Është mënyra më e mirë për të kuptuar me të vërtetë se kush jeni.