Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për njërin nga administratorët e grupit “Albkings”, i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje të mërkurën, lidhur me aktivitetet në rrjetin social “Telegram”, ku bëhet shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të vajzave, përfshirë edhe të dhënat e tyre personale për ofrimin e shërbimeve seksuale.
Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Laureta Ulaj, zëdhënëse e kësaj Prokurorie.
“Ju njoftojmë se Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, konfirmoi Ulaj.
Ai dyshohet për veprën penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”.