Një miliarder që prej vitesh supozohet i vdekur mund të jetojë fshehurazi në Moskë me një grua më të re, raporton New York Post , duke publikuar disa prova të reja.
Karl Erivan Haub , pronar dhe CEO i Tengelmann Group u zhduk më 7 prill 2018 teksa po bënte ski në Alpe. Kërkimet e shumta për biznesmenin e atëhershëm 58-vjeçar rezultuan të pasuksesshme dhe përfunduan pas gjashtë ditësh.
Në vitin 2021, biznesmeni i lindur në SHBA me prindër gjermanë u deklarua zyrtarisht i vdekur nga një gjykatë në Gjermani, sipas Seattle Times. Sidoqoftë, kohët e fundit, Prokuroria në Këln urdhëroi një hetim mbi pretendimet se vëllai i Haub, Christian, dëshmoi në mënyrë të rreme në gjykatë në vitin 2021 se ai nuk kishte prova të besueshme se vëllai i tij ishte gjallë.Hetimi vjen pas një ankese të paraqitur nga gazetarët e kanalit RTL , të cilët raportuan për zhdukjen e Haub. Njëra prej tyre, gazetarja investigative Liv Von Boetticher , tha për revistën Capital se ajo di për foto që supozohet se tregojnë Haub në Moskë në vitin 2021, në të njëjtin vit që biznesmeni u shpall i vdekur.
“Me sa di unë, këto foto janë marrë për llogari të Christian Haub dhe dy hetuesve që punonin për të nga një kompani izraelito-amerikane, e cila kontrolloi sistemin e vëzhgimit optik biometrik në Moskë për imazhet e Karl Erivanit”, shpjegoi gazetari. Përqindja e ngjashmërisë midis Haub dhe personit që shfaqet në foto ishte rreth 90% , sipas një raporti në revistën Stern.
Boetticher thotë se, bazuar në informacionin e saj, Christian Haub kishte akses në fotot kur ai dëshmoi nën betim në një gjykatë të Këlnit në maj 2021 se ai nuk di asnjë provë të besueshme që vëllai i tij është gjallë. Sipas saj ka indikacione të forta se Karl Etivan Haub e ka inskenuar zhdukjen e tij në Alpe, ndoshta me dijeninë e familjarëve të tij, të cilët kanë bërë gabim duke dëshmuar rrejshëm në gjykatë dhe duke fshehur të vërtetën nga publiku.
Haub, i cili ka lindur në Tacoma, Uashington dhe i shkolluar në Zvicër, ishte i martuar me dy fëmijë të vegjël kur u zhduk. Megjithatë, sipas Boettiher, ka prova që Haub mund të ketë qenë i lidhur me një grua më të re në Rusi. Sipas Times, 58-vjeçaThashethemet për Haub dhe lidhjen e tij të dyshuar jashtëmartesore me Ermilovën kanë qarkulluar që nga viti 2020, kur gruaja e tij Catherine u përlesh hapur me kunetërit e saj se burri i saj nuk duhet të deklarohej zyrtarisht i vdekur. Kishte gjithashtu zëra se miliarderi kishte një pasaportë ruse përveç asaj amerikane dhe gjermane, dhe se ai kishte derdhur miliona euro përmes kompanisë së tij në Rusi midis 2010 dhe 2015.
Haub u zhduk vetëm një muaj pas vdekjes së babait të tij, Erivan Haub. Botticher, megjithatë, duket se beson se arsyeja që ai inskenoi vdekjen e tij mund të lidhet me aktivitetet e biznesit të familjes. “Ne dyshojmë se marrëdhëniet me Rusinë ose bashkëpunëtorët rusë mund ta kenë futur Karl Erivanin në telashe në botën perëndimore ,” thotë gazetari.
Christian Haub mori frenat e Grupit Tengelmann menjëherë pas zhdukjes së vëllait të tij të madh. Avokati i tij, Mark Binz, mohon kategorikisht pretendimet e gazetarëve në një koment që ka bërë për Zeit Online. “Natyrisht që këto akuza nuk kanë asnjë të vërtetë. Deri para disa javësh, prokuroria publike në Këln besonte të njëjtën gjë dhe deri më tani nuk është dhënë asnjë urdhër për hetim”./top channel