Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nisur pastrimin e rrugëve të përmbytura si pasojë e stuhisë së shiut që përfshiu vendin. Gadishulli Arabik u përball me reshjet më të mëdha të shiut në historinë e këtij vendi. Reshjet janë të rralla në Emiratet e Bashkuara Arabe që njihen për klimën e thatë të shkretëtirës./rel
Njerëzit ecin nëpër një barrierë rrugore ndërsa hapësira përreth është mbuluar nga uji i përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura në Dubai.
Automjetet e bllokuara në një autostradë të përmbytur.
Një djalë me biçikletë kalon përmes ujërave nga përmbytjet.
Banorët e një ndërtese qëndrojnë para hyrjes, shkallët e së cilës janë pothuajse të mbuluara nga uji si pasojë e përmbytjeve, në Dubai.