Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryemadhi konfirmon “ndarjen” me Metën: Palë të treta kanë hyrë në jetën tonë! ZBULON dhe SHKAKUN

Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka pranuar këtë të enjte se ka një krizë në marrëdhënien bashkëshortore mes saj dhe Ilir Metës.

Kryemadhi tha se raporti i tyre për momentin është i ngrirë dhe sipas saj, për të përkeqësuar këtë raport ka pasur ndërhyrje nga persona të tjerë.

Kryemadhi: Raporti im bashkëshortor është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti.

Kanë ndërhyrë njerëz që mendojnë se duke shkatërruar lidhjet familjare bëjnë karrierë politike.

Nuk është hera e parë, nuk kemi konflikte parimore dhe morale janë konflikte politike që padyshim reflektohen.