Ditën e sotme, një tërmet i fortë ka goditur Turqinë. AFAD raportoi se; tërmeti ka qenë me magnitudë 5.6, dhe epiqendër rrethin Sulusaray të Tokatit.
Tërmeti është ndjerë në krahinat përreth, ndërsa për fat të mirë nuk ka jetë të humbura, por vetëm dëme materiale.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloğlu, tha gjithashtu se “Nuk është hasur asnjë situatë negative në urat dhe rrugët në zonën ku ka rënë tërmetit”.