Klevis Balliu, nga protesta para Bashkisë së Tiranës, është shprehur se sot më shumë se kurrë, opozita dhe qytetarët duan drejtësi të vërtetë, ndërsa këron hetim ndaj kryebashkiakut Eion Veliaj për çështjen e kompanisë ‘5D’.
Balliu gjithashtu u ka bërë thirrje efektivëve para Bashkisë që të bashkohen në protestë
“Qytetarët mblidhen sot për t’i treguar se këtu ka vetëm një kryetar të organizatave kriminale në Tiranë dhe ai e ka emrin Erion Veliaj. Erion Veliaj nuk është armik i një partie politike, por i qytetarisë, i transparencës, i drejtësisë së vërtetë, jo i drejtësisë që kur i kapen drejtorët i justifikon.
Sot më shumë e kurrë opozita dhe Shqipëria do të donin një drejtësi të vërtetë, por këta as nuk e marrin nën hetim kryetari e organizatës kriminale 5D, ndërsa kryetarin e opozitës në 5 vite nuk gjejnë një provë të provojnë akuzën, sepse nuk ka korrupsion, ndërsa për Erion Veliajn, ky SPAK i partisë nuk e thërret.
6 milionë euro ka kaluar Veliaj nga taksa e infrastrukturës arsimore te xhepat e inceneratorëve. Dhjetëra miliona euro të tjera ua ka marrë ju me 5D dhe ky njeri nuk mban asnjë përgjegjësi.
Ne nuk mund të presim të diskutojmë më Erion Veliajn, sepse me bandat nuk ka diskutime, por vetëm aksion. Një thirrje kam dhe për efektivët, qytetarët nuk kanë asgjë me ju, do ju ftoja dhe të kapnit atë vemjen atje që nuk u jep as rrogën që ju takon. Sot ju duhet t’u bashkoheni qytetarëve, të hiqni ato kapele dhe të shkoni të nxirrni për zverku hajdutin”, tha Balliu.