Greg Delawie, ish-ambasador i ShBA-së në Kosovë, ka komentuar përparimin e Kosovës drejt rrugës për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Duke publikuar lajmin për votimin në Asamblenë e KiE-së, Delawie e ka shtruar një pyetje.
Ndonëse e vlerësoi si lajm të mirë për Kosovën, ish-ambasadori amerikan pyeti se kur do të hiqet qafe fusnota në emrin e Kosovës.
“Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën. Por kur do ta heqin qafe më në fund fusnotën?” – shkroi Delawie.