Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryetari i Zveçanit: Numër i madh i qytetarëve s’do të marrin pjesë në votimin e 21 prillit

 
   

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, tha se bazuar në deklarimet e qytetarëve, një numër i madh i tyre nuk do të dalin në votime për shkarkimin e tij.

Peci tha se megjithatë do të pritet dita e diel dhe të shihet nëse do të realizohet referendumi për shkarkimin e tij dhe tre kryetarëve tjerë të komunave veriore me shumicë serbe në Kosovë.

Ai tha se deri më tani nuk ka as komisionerë të akredituar nga partitë serbe për këto zgjedhje.

“Sipas deklaratave të qytetarëve, një pjesë madhe të cilët kanë pas kontakte me neve jo (nuk do të dalin në votim) por tash te shohim, është ende herët, të shohim deri të dielën”, tha Peci.

I pyetur nëse Listës Serbe i ka humb ndikimi në këtë pjesë të qytetarëve, Peci tha se me vet faktin që janë deklaruar që nuk do të dalin shumica, kjo parti e ka humb ndikimin që e ka pas në të kaluarën.

“Sigurisht që Lista Serbe nuk e ka ndikimin më në veri. Sigurisht se me vet faktin që po e refuzojnë nuk ka ndikim se po ta kishte, do të merrnin vendime dhe do të dilnin”, tha ai.

I pyetur nëse do ta vazhdoj mandatin e dhe pas 21 prillit, Peci tha se ende është herët të merret ky vendim, por shtoi se do të shoh dhe do ta vazhdoj punën.

Të dielën e 21 prillit, në katër komunat veriore të Kosovës: Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq e Mitrovicë e veriut do të votohet në referendumin e thirrur nga qytetarët për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në këto komuna në zgjedhjet e 23 prillit të vitit 2023.