Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka marrë sot në pjesë në takimin me ministrat e G7 në Capri.
Ai ka thënë se nga ky takim edhe një herë është bërë thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët e përfshira në konfliktin e Lindjes së Mesme.
Kryediplomati evropian po ashtu kërkoi që të ndalen luftimet në Gaza, në mënyrë që të mos vijë deri te përhapja e luftës në rajon.
“Ne përfunduam G7 mes raporteve për sulme në Lindjen e Mesme. G7 u bën thirrje edhe një herë të gjithë aktorëve të tregojnë përmbajtje maksimale. Ne duhet të ndalojmë luftën në Gaza dhe të shmangim zgjerimin e saj në pjesën tjetër të rajonit,”, ka shkruar Borrell në X.
We concluded the @G7 amidst reports of strikes in the Middle East.
The G7 calls once again all actors to show maximum restraint.
We have to stop the war in Gaza and avoid it expands to the rest of the region.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) April 19, 2024