Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryemadhi “masakron” Metën, shpërthen ndaj drejtësisë: Nuk më rruhet as për burg, as për SPAK!

Monika Kryemadhi ka mbajtur një fjalë të fortë sot gjatë mbledhjes së Komitetit të Partisë së Lirisë, duke mos kursyer sulmet e ashpra dhe të drejtpërdrejta ndaj bashkëshortit të saj, Ilir Meta.

Kryemadhi e nisi fjalimin e saj duke kritikuar metodat e Metës për të luftuar atë që e quan “nepotizëm” në parti, duke e akuzuar se i ka mbyllur derën e PL-së jo vetëm asaj, por edhe shumë vajzave dhe djemve që i quan “tradhëtarë”.

Kryemadhi tha se ndihet e keqardhur kur sheh se si Ilir Metës po i “shkërmoqet imazhi”, teksa ai e mendon veten jo si lider, por si roje partie.

Në fund, teksa bëri thirrje për hapjen e partisë, Kryemadhi nuk ngurroi të tregojë vendosmërinë e saj: “Nuk më rruhet as për burg e as për SPAK”, tha ajo.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Nepotizmi është një metodologji për të larguar njerëzit që kanë dhe meritat e tyre. Në një parti politike, servilizmi dhe të qenurit dakord i mbyllin derën asaj partie politike. Ju kanë mbyllur derën një pjesë të madhe tuajën, dyert e LSI-së prej 2017-ës kanë qenë të mbyllura. Prioritetet e PL-së nuk janë përjashtimet, por janë hapja, përfshirja. Edhe për të mësuar nga gabimet e Monika Kryemadhit. PL në këndvështrimin tim nuk ka nevojë për prerje kokash, se nuk ka çfarë koka të presë. Nuk ka nevojë për gra dhe vajza që përdoren dhe ngrihen kundër njëra tjetrës, por gra dhe vajza që i japin dorën njëra-tjetrës. Votat nuk bëhen as me like dhe as me share.

Ka dhimbje, kur shikojnë se si shkërmoqet imazhi i Ilir Metës, kryetari i partisë nuk është roje, është lider. Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për hapje, për mendim të ri, për të riformatuar. Faji nuk është jetim, fajin do e marr unë. Dua t’ju falënderoj edhe për ndihmën morale që më jepni edhe në telefon secili veç e veç, edhe pse keni frikë për të më uruar edhe ditëlindjen. Në një parti politike, nepotizmi nuk është fatkeqësi, se partia jonë është një parti që bazën e ka te familja. Unë nuk besoj te lideri, unë besoj te institucioni. Shumë nga ju thonë do shkosh në burg, nuk më rruhet fare për burgun dhe SPAK-un. Por një gjë të keni të qartë, halli im nuk është halli juaj. Halli juaj është halli im.