Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve policore.
Rekomandimi për suspendim vjen pas ankesës së një qytetari, i cili dje ishte shoqëruar në stacionin policor në Prizren, pasi ai fillimisht ishte ndaluar nga
policia për kundërvajtje dhe ndaj tij ishin shqiptuar dy tiketa.
Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë pranuar edhe raportet mjekësore lidhur me natyrën e lëndimeve trupore të ankuesit. Në konsultim me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me rastin si dhe për të sqaruar rrethanat e incidentit.