Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tradhti, d*hunë dhe 3 fëmijë në mes, historia e çiftit në Tiranë

Historia që u tregua sot te ‘Piranjat’ ishte tipike ndërmjet një çifti që humbet dashurinë dhe ndjenja e vetme që kanë është urretje. Asgjë e jashtëzakonshme deri në këtë pike, por kur në mes janë fëmijët gjithçka bëhet më e vështirë.

Ervin Duro denoncoi në emision se ish-partnerja e tij, Marinela, nuk e lejonte të shihte 3 fëmijët prej 3 vitesh. Ai akuzonte ish-bashkëshorten se kishte larguar fëmijët nga ai dhe u kishte mohuar të drejtën e komunikimit. Fjalët e tij ishin të forta.

Piranja Kamila Xhakaj foli dhe me Marinelën që i tregoi të kundërtën e historisë. ‘Ai më ka dhunuar thuajse çdo ditë. Më ka bërë me shenja, madje aq fort sa arritën prindërit e mi ta rrihnin. Mbaj mend se më ka nxjerrë jashtë nga shtëpia në 11 të natës me 3 fëmijët.

‘Nuk donte t’ia dinte aspak për ne, shkova te motra e tij dhe nuk e lejoi as atë të më mbante. Më ka tradhtuar, nuk është kujtuar kurrë për fëmijët. Nuk ka kontribuar aspak. Nuk ia kam mohuar fëmijët, por ai nuk kujtohet për ta’.

Duke pare historitë krejtësisht të kundërta, Kamila vendos të përballë prindërit në një bisedë me Skype me qëllimin kryesor gjetjen e gjuhës së përbashkët. Menjëherë Ervini dhe Marinela nisin me akuza të ndërsjella.

Marinela ia hedh në sy faktin që e ka dhunuar, diçka e tillë pranohet dhe nga Ervini në mënyrë të paskrupullt, ndërsa po ashtu ish-partneri pranon dhe tradhtinë që i ka bërë.

Marinela po ashtu tregon se Ervini ka nisur një marrëdhënie të re dhe nuk mendon për fëmijët. Ky i fundit kundërshton duke u justifikuar me pamundësinë ekonomike, pavarësisht dhuratave që i blen partneres së re.

Piranja Xhakaj mundohet që t’i bëjë të reflektojë, madje e arrin diçka të tillë, pasi Marinela i tregon dhe vajzën e vogël Ervinit. Në fund, gjithçka mbyllet në paqe, pasi Ervini vendos të paguajë çdo muaj 50 euro në muaj për internetin dhe Marinela i premton se ai do të flasë çdo të shtunë dhe të diel me fëmijët. Ndiqni historinë e plotë te Piranjat, një temë vërtetë e ndjeshme./Syritv