Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngacmoi seksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari

Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“NGACMIM SEKSUAL – Prishtinë 19.04.2024-18:03. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, i ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.