Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar Albin Kurtin pasi ky i fundit nuk takoi kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.
Ai e ka quajtur sjellje të papërgjegjshme e inatçore të kryeministrit të Kosovës.
“Përkundër deklarimeve publike për gatishmëri dhe përkundër faktit që ishte në fillim të javës në Prishtinë, Kurti nuk denjoi asnjëherë ta takoj Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut.
Kjo sjellje kaq e papërgjegjshme e inatçore politike e Kurtit ndaj një vendi miqësor e fqinjë të Kosovës është e papranueshme dhe shumë e dëmshme”, u shpreh Ymeri.