Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kosova armatoset në ditët në vijim”, eksperti: Ky është skenari më i errët

 
   

Eksperti i sigurisë Drizan Shala ishte këtë të shtunë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku foli gjerësisht për zhvillimet e fundit mes marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

Ai tha ndër të tjerat edhe skenarin më të keq të mundshëm, që sipas tij do të ishte sulmimi i Kosovës nga Serbia në të gjithë territorin e saj. Por ai shtoi se ndonëse ky skenar është në mendjen e Vuçiçit gjasat që të ndodh nuk janë të mëdha.

“Skenari më ekstrem është që do të sulmohen në formën më të gjerë, territor i republikës së Kosovës, nga pika 1 kufitare deri te pika e dheut të bardhë”,-tha ai, duke shtuar se ky skenar është në mendjen e Aleksandër Vuçiçit duke iu referuar deklaratave të tij.

Megjithatë ai shtoi se tashmë po ndodh edhe një zhvillim i ri.

“Komandanti i komandës europiane, ka bërë kërkesë në kongres që javën në vijim te ketë shtim të artilerisë së rëndë në territorin e Kosovës. Sipas të gjitha gjasave në kuadër të shtimit të artilerisë do ketë edhe diçka special në rast se përdoret ndonjë dronë nga ana e Serbisë”,-tha Shala.