Gazeta Sinjali gjatë ditës së sotme raportoi për një aksion të antidrogës në Prizren, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme e drogës dhe pati edhe të arrestuar.
Siç mësoi Sinjali, njësia e Antidrogës në hyrje-dalje të Autostradës në Prizren ndaloi një veturë të dyshimtë, nga ku iu gjet më pas substancë narkotike e llojit marihuanë.
Sinjali ka zbuluar se në këtë aksion janë sekuestruar rreth 60 kilogramë marihuanë, teksa Policia ka arrestuar katër persona për këtë rast.
Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.