Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit në katër komunat në veri janë hapur me kohë.
Ai, në një konferencë për media, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin të votojnë.
“Në emër të KQZ-së, ftoj të gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit.
Ftoj ata të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre”, ka thënë Elezi.