Të shtunën një qytetar A.Zejnullahu në Ferizaj ka gjetur një portofol me para të humbura.
Policia ka njoftuar se ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 321.95 euro.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin A. Zejnullahu për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë