Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Lajm i padëgjuar deri sot”/ Anëtari i Guxo: Sa sa për qind të votave i mori VV-ja në sondazhin e paguar nga LDK-ja

 
   

Anëtari i Kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, se e ka organizuar me para të veta sondazhin e para dy javëve, në të cilin doli e para Lëvizja Vetëvendosje.

Në një postim në Facebook, Gacaferi i është kundërpërgjigjur deputetes së LDK-së Doarsa Kica-Xhelili, e cila ka deklaruar së fundmi se kjo parti është e gatshme të shkojë në zgjedhje, “qysh nesër”.

“Qyre tash po ja’u jap edhe n’i lajm të padëgjuar deri sot, e qe është 100% i saktë!

LDK ka organizuar vet e me paratë e veta një sontazh intern para dy javësh, dhe në atë sontazh VV ju ka dal 46%!

Tash paramendoni sontazhi i vet LDK-së, e ka nxjerrë VV 46%, kuptohet duke e diktuar vet LDK se në cilat qytete të Kosovës të shkojnë me pyet njerëzit, duke menduar se atje kanë përkrahje ma të madhe, edhe prapë se prapë ju ka dal VV 46%, kuptohet pa diasporën!

Edhe del tash saKica, e ma luan trimen, si e paqa n’qafë veç me ja’u përmend zgjedhjet i mbushin jo vetëm brekët, po edhe pampersat!”, ka shkruar anëtari i Guxo.