Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

ShowBizzz

“Më duhet një histori dashurie që të më komentoni”/ Roza ironizon Romeon

Debatet në shtëpinë e “Big Brother Vip” janë ndezur sërish, pas përfundimit të spektaklit të djeshëm. Në klipin përmbledhës, Roza shfaqej duke komentuar së Romeo dhe Heidi nuk dinë asgjë për njëri-tjetrin si çift dhe çdo gjë po e bëjnë në kuadër të lojës. Heidi mbeti e zhgënjyer nga ky koment pasi mendoi se kishte raport miqësor me Rozën dhe këtë gjë mund t’ja kishte thënë në sy, ndërsa kjo e fundit ironizoi sërish Romeon pas spektaklit duke thënë se i duhet një histori dashurie që të komentohet dhe të marrë vëmendje në BBV siç po marrin ata të dy.

Pjesë nga debati:

 

Roza: Ja më duhet një histori dashurie që të dilni në dhomën e rrëfimit të gjithë me radhë dhe të më komentoni

Romeo: Shumë e bukur do ishte bravo. Je e zonja, bëje! Bëje

Roza: S’janë veglat këtu që të punosh atë lloj toke

Romeo: Epo të kishe veglat, tani u kujtove ti? Janë gjitha ata çuna