Persona të armatosur të panjohur vranë dy doganierë në Pakistanin perëndimor, thanë zyrtarët të dielën, pas vrasjes së pesë zyrtarëve të tjerë të doganave në zonë ditët e fundit.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për dy sulmet që nga e enjtja, të cilat policia tha se po hetonte.
Siguria në rajonet e Pakistanit në kufi me Afganistanin është përkeqësuar vitet e fundit. Sulmet, disa të pretenduara nga grupi militant islamik i talibanëve pakistanezë (TTP), janë rritur, duke synuar kryesisht policinë dhe zyrtarët e sigurisë, raporton Reuters.
Rritja e sulmeve ka përshkallëzuar tensionet midis Pakistanit dhe administratës së Talibanëve në pushtet në Afganistan.