Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Edhe rripin e pantallonave na i kanë hequr”- Protestuesit kërkojnë drejtësi: Nuk kemi qëlluar me molotov! Deputetë të PD në mbështetje të tyre

Në mbështetje të protestuesve të arrestuar pas tubimit para bashkise se Tiranes, të cilët kanë dalë para gjykatës ishin disa deputetë të PD së Rithemelimit.

Jashtë ambienteve të gjykatës jane parë, Beldion Nallbati, Dhurata Çupi, por edhe eksponente te tjere te Partisë Demokratike.

Prapa kafazit prej xhami, protestuesit janë shprehur se kane marrë pjesë në protestë si qytetarë dhe nuk kanë qëlluar me molotov.

“Edhe rripin e pantallonave na i kanë hequr”, tha protestuesit.

“Unë jam arrestuar nga policia Fier. Është rrethuar ferma, dhe është terrorizuar familja, nëna ime. Kam qenë në protestë. Jamë anëtar i kryesisë së PD, jam biznesmen. Nuk kam qëlluar as me molotov, unë kam respekt për policinë e shtetit. Kërkoj nga drejtësia shqiptare vetëm drejtësi”, tha qytetari tjeter.

Kujtojmë që pas protestës së Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, policia e Tiranës shoqëroi 4 protestues.

Policia thotë se shoqërimi i tyre është bërë pasi u hodhën dhjetëra koktejl me molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës dhe u përplasën me punonjësit e policisë.