Po vazhdon të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila po ballafaqon presidenten Vjosa Osmani me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Këshilltarja e presidentes, Engesa Vitia ka publikuar pamjet kur Vuçiqin duket se nuk e zë vendi kur presidnetja Osmani ia përmend Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin e Shyhrete Tahirin, rë cilët serbët i kanë vrarë familjet e i kanë dhunuar.
Postimi i plotë:
Ky është reagimi i Vuçiqit kur Presidentja Vjosa Osmani flet për Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin e Shyhrete Tahirin.
Këto katër heroina janë simbol i forcës, i guximit, i mbijetesës, por edhe i sukseseve të Kosovës.💪