Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avdyli: Bashkësia ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është Vuçiqi

 
   

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Avdyli, thotë se presidenti serb Aleksander Vuçiq, është një mjeshtër i mashtrimeve, dhe se Bashkësia Ndërkombëtare po i kupton të pavërtetat që ai i thotë.

“Vuçiqi vazhdimisht vazhdon me shpifjet e veta, ky është një mjeshtër i shpifjeve, këtë edhe populli serb është duke e njohur në vendin e vet, dhe është duke luftuar ndaj një regjimi autokratik të tij. Është e mirë shumë që edhe Bashkësia Ndërkombëtare është duke e kuptuar se sa mashtrues është, dhe sa të pavërteta flet”, u shpreh Avdyli.

“E para për shembull nëse e kemi dëgjuar në fjalimet e tij, ai vazhdimisht thoshte që popullata serbe janë e diskriminuar, sepse janë larguar nga institucionet. Dëgjoni, një president në mënyrë kaq vulgare shpif para opinionit botëror thua se kemi larguar serbët nga Policia e Kosovës, kemi larguar gjykatësit, kryetarët e komunave, është krejt e kundërta”, shtoi ai.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) ka nisur mbledhjen ku do po raportohet për zhvillimet e fundit në Kosovë. Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, kurse Serbia nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

E lidhur me këtë ngjarje, deputeti Avdyli, tutje në emisionin Info Magazine, tha se presidenti serb, është i “tmerruar” nga faktet që presidentja kosovare i paraqiti para Këshillit të Sigurimit.

“Janë fakte, jo propagandë janë realitete. Por, ne duhet të jemi edhe më proaktiv t’i prezantojmë botës faktet tona, sepse ne kemi shumë për të prezantuar, kemi shumë për të treguar. Në anën tjetër Serbia çdo gjë që e prezanton është një lloj politike e masakrimit, zgjerimit territorial, aksioneve apo sulmeve ndaj fqinjëve. Nuk ka problem vetëm me Kosovën, ka edhe me Bosnjën, Malin e Zi, e të gjitha vendet fqinje si edhe Kroacinë”, u shpreh Avdyli.