Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë në rrugët e Italisë.
I riu shqiptar i cili po drejtonte një kamion, u përplas me një tjetër kamion i cili kishte ndaluar në autostradën A22.
Shqiptari i cili jetonte në Piza, ndërroi në vendin e ngjarjes.
Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë reshjet e dendura të shiu dhe pamja e dobët, me viktimën që duket se nuk i ka parë mjetet e ndaluara në kolonë dhe ka goditur automjetin e fundit të rreshtit.